Edhe pse i ka mbushur 47 vjet, Lucy Liu nuk i ka humbur aftësitë e saja fizike.
Aktorja me origjinë kineze ka treguar talentin e saj gjatë pjesëmarrjes në emisionin The Late Late Show me James Corden.
Ajo ka treguar se i ka bërë vet të gjitha skenat e vështira në filmat “Charlie’s Angels” dhe “Kill Bill”, ndërsa prezantuesi i ka kërkuar që ta dëshmojë këtë në emision, raporton Telegrafi.
Në emision ishte i pranishëm edhe sportisti i shndërruar në aktor, Terry Crews, i cili po ashtu ka treguar një talent të tij të fshehur.
Ai ka treguar se di të bëjë muzikë me instrumentet me frymë. /Telegrafi/