Telegrafi

Lucio: Mourinho të na shpjerë në finale

“Ne patëm një qëndrim të mrekullueshëm, sepse filluam nga disavantazhi prej 1-0 dhe më pas arritëm të shënojmë tre gola. Definitivisht ishte fitore e rëndësishme, që na dha besim. Ne e dimë se nuk ka mbaruar ende asgjë, sepse ka mbetur dhe një sfidë dhe ne e dimë se ajo do të jetë e vështirë”.

“Ne do të shkojmë atje me shpirt të njëjtë, me të njëjtin vullnet, pasi që kemi një rast të mirë për të arritur finalen. Mourinho ka transmetuar qetësi që i jep motivacion lojtarëve, kjo ka qenë vendimtare. Njerëzit na bëjnë të besojmë në ëndrrat tona, të besojmë në ekipin tonë dhe kjo e ka bërë diferencën në garat e këtij sezoni. Është me rëndësi që trajneri t’u japë besimin lojtarëve”, përfundoi Lucio. /Telegrafi/