Telegrafi

Lucio: Jose ‘pëlcet’ kur unë dal në sulm

Braziliani, i cili verën e kaluar iu bashkua Interit nga Bayern Munich, thotë se i pëlqen të ‘fluturojë’ në sulm, por këtë veti të tij nuk e pëlqen trajneri Jose Mourinho.

“Mourinhos aspak nuk i pëlqen që unë shkoj në sulm, por unë e kuptoj atë pasi detyra ime kryesore është të jem në mbrojtje. Nuk ka nevojë vazhdimisht të sulmoj” ka thënë Lucio.

Megjithatë trajneri i kombëtares së Brazilit, Dunga, nuk ka asgjë kundër karakterit ofensiv të tij.

“Dunga kurrë nuk më ka thënë të mos shkoj në sulm. Këto janë karakteristikat e mia, por e di se vetëm në periudha të caktuara të ndeshjes mund ta bëj këtë”, ka shtuar braziliani. /Telegrafi/