Telegrafi

Lucio: Drogba më i vështiri që jam përballur

Braziliani do të përballet me Drogban përsëri në Kupën Botërore, pasi kombëtarja e tij është në të njëjtin grup me atë të Bregut të Fildishtë.

“Ai djalosh është një prej sulmuesve më të fuqishëm kundër të cilëve kam luajtur, edhe në aspektin teknik edhe në atë fizik. Kam qenë i dërmuar pas ndeshjes në Stamford Bridge, sa mezi kam lëvizur”, ka thënë Lucio. /Telegrafi/