Site icon Telegrafi

“Lucifer”, seriali më i shikuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Lucifer është shpallur si shfaqja më e shikuar në të gjitha platformat e transmetimit në SH.B.A., sipas disa raportimeve të reja.

Shfaqja e Netflix, ku Tom Ellis ka rolin kryesor, së fundmi u kthye me gjysmën e parë të sezonit të pestë, raporton NME.

Sipas të dhënave të mbledhura nga Nielsen, programi u shikua më shumë se çdo serial tjetër në Shtetet e Bashkuara në Netflix, Amazon Prime, Disney + dhe Hulu në periudhën midis 17 dhe 23 gusht.

Seriali ‘Lucifer’

Shifrat tregojnë se Lucifer u transmetua për 1,591 minuta gjatë asaj jave – 343 minuta përpara serialit të dytë më të shikuar. Në vendin e dytë ishte seriali i animuar ‘The Legend Of Korra’ me 1,248 minuta, ndërsa ‘The Umbrella Academy’ ishte i treti me 1,088 minuta.

10 më të mirët ishin tërësisht nga shfaqjet e disponueshme në Netflix, duke përfshirë ‘The Office’, ‘Shameless’, ‘Greys Anatomy, ‘Project Poëer’, ‘Criminal Minds’, ‘NCIS’ dhe ‘Teenage Bounty Hunters’.

Gjysma e dytë e sezonit të pestë pritet të prezantohet vitin e ardhshëm dhe do të shfaqë një episod të veçantë muzikor.

Seriali “Lucifer”

Shfaqja do të përfundojë me një sezon të gjashtë dhe të fundit, i cili do të zgjasë në 10 episode. /Telegrafi/

Exit mobile version