Kur Lucid Group zbuloi modelin me performancë të lartë Air Sapphire në gusht gjatë Javës së Makinave Monterey, ai nuk publikoi specifikime të sakta.
Prodhuesi i veturave eletrike tha se grupi i fuqisë me tre motorë AWD i sedanit elektrik luksoz super-sport, ishte i mirë për më shumë se 1,200 kuaj fuqi, duke i dhënë titullin e sedanit më të fuqishëm të prodhimit në botë dhe duke lejuar performancën yjore, transmeton Telegrafi.
Në atë kohë, Lucid vuri në dukje se Air Sapphire ishte në gjendje të bëjë 0-96 kilometra në orë në më pak se dy sekonda, 0-161 kilometra në orë në më pak se 4 sekonda. Kompania gjithashtu përmendi se shpejtësia maksimale do të kalonte 322 kilometra në orë.
Derisa Air Sapphire aktualisht po kalon fazat përfundimtare të testimit në pistat e garave dhe rrugët publike në të gjithë vendin, Lucid publikoi tani vlerësime të përditësuara të performancës për modelin e tij kryesor—dhe ato janë sensacionale.
Prodhuesi i makinave thotë se Lucid Air Sapphire arrin 0-96 kilometra për orë në 1.89 sekonda, 0-160 kilometra për orë në 3.87 sekonda dhe arrin një shpejtësi maksimale prej 330 kilometra në orë. /Telegrafi/