Site icon Telegrafi

Luciano Spalleti: Edhe nëna ime 80-vjeçare e di që kemi nevojë për një mbrojtës

Më shumë se një deklaratë interesante vjen nga Milani, më saktësisht nga trajneri Interit, Luciano Spalleti.

Skuadra italiane në pesë ndeshjet e fundit nuk di të fitojë dhe kjo ka bërë që të reagojë strategu.

Ai ka pohuar edhe njëherë se ka nevojë për një mbrojtës në qendër të mbrojtjes dhe këtë e di edhe nëna e tij 80-vjeçare.

Lexo po ashtu Interi nuk fiton as në ndeshjen e pestë me radhë, Simeone shfuqizon golin e Icardit (Foto/Video)

“Edhe nëna ime 80-vjeçare e di se sa kam nevojë për një qendër mbrojtës. Unë nuk mund ta përballoj më, nuk di çfarë të them . Unë po bëj punën time, ka vështirësi, është e qartë për të gjithë që më mungon një mbrojtës. Ne nuk ankohemi shkaku i mungesave të lojtarëve”, tha Spaletti.

Inter mbrëmë barazoi si mysafirë i skuadrës së Firorentinës, e cila gjë ka bërë që të shqetësohet italiani pas një starti perfekt në fillim të sezonit.

Lexo po ashtu Notat e lojtarëve, Fiorentina 1–1 Inter: Shkëlqejnë sulmuesit argjentinas, por Cancelo lojtar i ndeshjes

Theksojmë se strategu italian po kërkon një partner për MIlan Skrinarin pas lëndimit të Joao Mirandas dhe performancës së dobët të Andrea Ranocchias.

Ndryshe, Inter në xhiron e ardhshme do të takohet me skuadrën kryeqytetase, Romën. /Telegrafi/

Exit mobile version