Telegrafi

Lucescu: Mkhitaryan nuk duhet të largohet

 Liverpooli besohet se ka bërë ofertë zyrtare për Henrikh Mkhitaryan shumë të kërkuar në mbarë Evropën dhe po ashtu edhe Dortmundit i është refuzuar një ofertë, por Lucescu preferon që ai të qëndrojë në Donbass Arena.

“Unë nuk dua të jap komente. Është vendimi i tij, dëshira e tij. Unë mendoj se ai po bën një gabim të madh”.

“Shakhtari është një klub i fortë. Dhe prapa teje gjithmonë janë 50 mijë tifozë të flaktë. Ne luajmë si ekip, që është faktor pse secilin vit jemi të frikshëm në kampionat dhe Ligën e Kampionëve. Ai duhet ta dijë këtë. I gjithë ekipi i ka ndihmuar që ai të shfaqet në zonën e rrezikshme dhe të shënojë shumë gola”.

“Ne të gjithë e kemi ndihmuar që ai të vijë aty ku është sot. Ndoshta më shumë se të gjithë njerëzit tjerë. Kur ai luajti në kampionat, unë rallë herë e kam zëvëndësuar, i kam ndihmuar që të fitojë titullin e golashënuesit më të mirë në kampionat. Dhe nëse ai do të gjejë një klub që tejkalon Shakhtarin, atëherë unë e kuptoj dëshirën e tij”, ka deklaruar Lucescu. /Telegrafi/