Telegrafi

Lucas: Tottenhami mund ta fitojë LK-në

Tottenhami ishte ndalur nga skuadra e kategorisë së tretë, Rochdale të dielën, por entuziazmi i transferimit të ri, Lucas Moura, nuk ka ndryshuar.

Moura ndjen se Tottenhami është në gjendje që të sfidojë për titullin e Ligës së Kampionëve.

Anësori e la PSG-në për Tottenhamin në janar pasi transferimet e Neymarit dhe Mbappes ja kufizuan minutazhin.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth Liges se Kampioneve

“Secili lojtar dëshiron të fitojë trofe, të bëjë historinë dhe unë jam këtu për të bërë historinë me shokët e mi të rinj, bashkëlojtarët e mi të rinj”.

“Unë besoj se për shkak se kemi shumë cilësi dhe strukturë të mrië, jam vërtet i impresionuar, ne mund të ëndërrojmë për Ligën e Kampionëve”, theksoi Lucas Moura.

Tottenhami i ka të gjitha gjasat për t’u kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Kjo pasi Spurs kanë një rezultat të mirë prej 2-2 nga udhëtimi në Torino te Juventusi dhe në ndeshjen kthyese një barazim 1-1 ose pa gola do të mjaftonte për t’u kualifikuar. /Telegrafi/