E ardhmja e Lucas Mouras me shumë mundësi nuk do të jetë në Francë.
Sipas TF1 braziliani në sezonin e ri mund të luajë në La Liga të Spanjës.
24-vjeçari nuk po gjen hapësirë te Paris Saint-Germaini dhe kështu largimi është një mundësi reale.
Për atë ka shfaqur interesim Atletico Madridi dhe tashmë kanë filluar kontaktet.
Moura ka shënuar nëntë gola dhe ka asistuar pesë herë këtë sezon në Ligue 1. /Telegrafi/