Portieri i Real Madridit, Luca Zidane, ishte i gëzuar që arrit të luaj në fitoren e Mbretërve ndaj Huescas.
Trajneri i Realit, Zinedine Zidane zgjodhi të birin si titullar në fitoren 3-2 të dielën mbrëma.
Kjo ndeshje ishte debutim për Lucan në Santiago Bernabeu dhe sipas tij kjo ishte një ëndërr e bërë realitet.
“Ishte një lojë shumë e komplikuar, e dinim se Huesca do të bënte gjëra të komplikuara për ne dhe kështu ishte, por ne kemi arritur të rikthehemi.
“Karim (Benzema) na ka shpëtuar sepse ai ka shumë cilësi dhe është një prej lojtarëve më të mirë në botë”.
“Jam shumë krenar për gjithçka që ka ndodhur deri më tani. Kam ardhur nga juniorët dhe pas shumë vitesh pune në fund kam bërë debutimin tim në Bernabeu. Është një ëndërr”, përfundoi Luca. /Telegrafi/