Telegrafi

Luca Toni i zhgënjyer me Ronaldon: Fajtor për humbjen, ai as nuk mund të driblojë

Cristiano Ronaldo (Foto: Marco Rosi/Getty Images)

Ish-sulmuesi i Italisë, Luca Toni ishte i zhgënjyer me yllin e Juventusit, Cristiano Ronaldo kundër Napolit.

Ish-golashënuesi i Serie A shikoi Ronaldo teksa humbi finalen e dytë radhazi për herë të parë në karrierën e tij.

Toni pretendon se ylli portugez ishte pjesë e problemit për ekipin e Maurizio Sarrit në finalen e zhvilluar në Romë.

Lexo po ashtu Ronaldo me rekord të zi te Juventusi, hyn në histori për finale të humbura

“Është një humbje që mbart nënshkrimin e Cristiano Ronaldos”, ka thënë fillimisht Toni për Rai Uno.

“Portugezi është në vështirësi fizikisht dhe ai as nuk mund të driblojë një njeri”.

Ronaldo gjatë një dueli me Fabian Ruiz (Foto: Marco Rosi/Getty Images)

Ai pastaj vazhdoi të lavdërojë ish-shokun e tij të kombëtares Gianluigi Buffon, i cili mbajti portën e paprekur në kohën e rregullt.

“Buffon ishte lojtari më i mirë i Juventusit në fushë”, përfundoi italiani. /Telegrafi/