Ish-sulmuesi i Italisë, Luca Toni ishte i zhgënjyer me yllin e Juventusit, Cristiano Ronaldo kundër Napolit.
Ish-golashënuesi i Serie A shikoi Ronaldo teksa humbi finalen e dytë radhazi për herë të parë në karrierën e tij.
Toni pretendon se ylli portugez ishte pjesë e problemit për ekipin e Maurizio Sarrit në finalen e zhvilluar në Romë.
“Është një humbje që mbart nënshkrimin e Cristiano Ronaldos”, ka thënë fillimisht Toni për Rai Uno.
“Portugezi është në vështirësi fizikisht dhe ai as nuk mund të driblojë një njeri”.
Ai pastaj vazhdoi të lavdërojë ish-shokun e tij të kombëtares Gianluigi Buffon, i cili mbajti portën e paprekur në kohën e rregullt.
“Buffon ishte lojtari më i mirë i Juventusit në fushë”, përfundoi italiani. /Telegrafi/