Telegrafi

Luca Toni dëshiron të rikthehet në Serie A

E ardhmja e Luca Tonit në Bayern vazhdon të jetë e pasigurt, veçanërisht pas ardhjes së Mario Gomez nga Stuttgarti.

“Dua të rikthehem. E di se ka krizë në klubet dhe ata nuk mund të investojnë shumë, por dikush është i interesuar për mua”, thotë Luca Toni.

“Inter ose Milan? Ka bisedime, por nuk është e mjaftueshme për të folur për transferim. Nuk jam rob i pagës time. Nëse nuk gjej vend në Bayern, nuk do të ketë problem për t’u rikthyer në Itali për një pagë të reduktuar”, ka shtuar italiani.