Regjisori dhe producenti francez, Luc Besson po akuzohet për ngacmim seksual.
Një aktore e ka hedhur në gjyq për përdhunimin dhe për këtë është hapur një hetim, raportojnë mediat franceze nga burimet e afërta me aktorin.
“Luc Besson kategorikisht i mohon këto akuza të rreme”, tha avokati aktorit Theresa Marembert.
“Ka të bëjë me një person që e njeh, dhe ai kurrë nuk ka vepruar në mënyrë të pahijshme”, tha avokati.
“Padia i referohet ngjarjeve që prokurori e quan përdhunim, dhe ato ndodhën në natën ndërmjet të enjtes dhe të premten në Paris. Një hetim është nisur”, njoftoi gjykata.
Sipas burimeve të afërta me rastin, një aktore 27-vjeçare shkoi në stacionin policor të premten për të raportuar ngjarjet që ndodhën në Paris Hotel Bristol.
Besson, regjisori i “Big Blue” nuk është marrë në pyetje sepse është jashtë vendit. /Telegrafi/