Telegrafi

Lubrifikanti i prezervativëve shëron aknet

Këta prezervativë përmbajnë lubrifikantë me bazë uji, derisa ai prodhohet nga organizata shëndetësore Population Sevices International (PSI), e siç thotë shitësja lokale, Tep Kemyoeurn, për agjencinë e lajmeve AFP, ata janë ilaç i shkëlqyeshëm për akne.

"I kam përdorë për tri ditë rresht dhe të gjitha aknet e mia janë tharë dhe janë zhdukur", thotë ajo. "Shumë njerëz besojnë në të".

Khen Vanny, 29-vjeçare nga kryeqyteti i Kamboxhias Phnom Penh thotë se këtu femrat e të gjitha moshave e zgjidhin këtë problem duke përdorë lubrifikantin.

"Është shumë i efektshëm. Disa njerëz nuk besojnë në këtë gjë, por me të vërtetë jep rezultate të mira", thekson ajo. "Motra ime më e re dhe tezja gjithashtu e përdorin".

Një grua tjetër thekson se kishte përdorë preparate të llojllojshme, por asnjë tjetër nuk kishte dhënë rezultatin e dëshiruar.

"Pasi që miqtë e mi të cilët punojnë në fabrikë në Phnom Penh më kishin këshilluar të vendosë në fytyrë lubrifikantin nga prezervativi Number One Plus çdo mbrëmje, e vendosa gjatë tri-katër netëve. Aknet e mia janë larguar ngadalë", ka përfunduar ajo.

Edhe ekspertëve u është drejtuar kërkesë për të kryer hulumtim mbi këtë fenomen, derisa kompania PSI e cila prodhon prezervativët ende nuk është prononcuar në publik.