Telegrafi

Luboteni merr pjesë në ‘Challenge Cup’ në volejboll, udhëton drejt Izraelit

Ekipi i Superligës A të volejbollit kosovar, në konkurrencën e meshkujve, Luboteni ka udhëtuar drejt Izraelit, ku do të garojë në kompeticionin prestigjioz të CEV, ‘Challenge Cup’.

Ekipi ka zbarkuar sot rreth orës 10:00, në Tel Aviv, ndërsa rreth orës 17:00 zhvillon stërvitjen e parë .

Takimin e parë në rrethin kualifikues, Luboteni e zhvillon të martën, 11 tetor, me fillim nga ora 19:00, sipas kohës tonë lokale, kundër ekipit izraelit, Maccabi Yeadim.

Ndaj të njëjtit kundërshtar e luan edhe ndeshjen e dytë të enjten, më 12 dhjetor, po ashtu me fillim nga ora 19:00, sipas kohës tonë lokale.

Federata e Volejbollit të Kosovës (FVK) i uron fat, suksese dhe përfaqësim sa më dinjitoz Lubotenit në këtë garë.