Sot u organizua organizua ngjitja e 37-të tradicionale në “Majën e Titos”. Organizatorët thonë se shtegu është mesatarisht i vështirë me largësi prej 14 kilometrave në njërin drejtim dhe lartësi prej 1047 metra.
Për ngjitje është e nevojshme të shfrytëzohen pajisje standarde alpiniste për lëvizje në kushte dimri, ndërsa çdonjëri pjesëmarrës duhet të jetë në gjendje të mirë psikofizike, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Këtë vit pritet të marrin pjesë më shumë se 800 alpinistë. Ndërsa për këtë ngjitje janë paralajmëruar alpinist nga Maqedonia, Shqipëria, Bullgaria, Serbia, Kosova, Bosnja e Hercegovina, Kroacia dhe Sllovenia./Telegrafi/