Site icon Telegrafi

Lubonja, kryetarit të Durrësit: Ti je injorant me kryeministër injorant, e po të kishim shtet ti do të ishe në burg (Video)

Analisti Fatos Lubonja është përplasur ashpër me kryetarin e Durrësit, Vangjush Dakon, në emisionin e Ylli Rakipit për çështjen e zbulimeve arkeologjike në Durrës.

Lubonja shpërtheu pasi Dako po tregonte fotografi të marra në internet të vendeve arkeologjike nëpër botë ku ka pasur ndërtime.

Në këtë moment ka shpërthyer Lubonja:

“Shiko ti je një injorant, se ke një kryeministër injorant prandaj…”,

Pas kësaj ka ndërhyrë Dako, i cili i ka thënë: “Po ti ke pirë…”.

Lubonja më pas tha se Dakos i kishte bërë nder që i kishte dalë ne debat, se po të kishte shtet duhet të ishte në pranga.

“Unë të kam bërë nder ty që të kam ardhur ketu, se po te kishte shtet të së drejtës ti duhet te ishe ne pranga”, i tha Lubonja. /Panorama/

Exit mobile version