Site icon Telegrafi

Lubonja: Gjysma e akuzave ndaj krerëve të UÇK-së janë nga shqiptarët, Rama e përdor për kauzë elektorale

Analisti Fatos Lubonja, duke folur për gjykimin e ish-luftëtarëve të UÇK-së në Hagë, deklaroi se gjysma e akuzave ndaj Thaçit dhe të tjerëve janë bërë nga shqiptarët.

“Akuzat ndaj ish-luftëtarëve të UÇK-së,  gjysma janë nga shqiptarët, për vrasjen e shqiptarëve nga këta njerëz. Rama e përdor për kauzë elektorale, me këtë kauzë. Rama sajon rrena në sy të botës dhe gjen armikun, e nuk na thotë se duhet të presim gjyqin në Hagë ndaj atyre që po gjykohen”, tha Lubonja.

Fatos Lubonja theksoi se i duket qesharake që të merret me çështjen e një kasete, që thuhet se mund ta ketë fshehur Basha.

“Të futemi në një situatë të tillë, unë ndihem qesharak. Kaseta ka dalë dhe kjo akuza që Basha sikur qenka agjent serb, është qesharake. Rama me këto akuzat për Dick Martyn etj na dëmton në imazhin ndërkombëtar. Mund të jetë edhe e gjitha e stisur. Tani po del se armiku ynë është UNMIK dhe ndërkombëtarët na e paskan faj”, tha Lubonja në News24.

Këtu është skandali. Kjo më duket gënjeshtër e rëndomtë. Këto janë fake news banale, që bëhen për qëllime elektorale, duke i bërë shqiptarët budallenj. Akuzat e bëra ndaj ish-luftëtarëve të UÇK-së janë bërë nga të huajt. Ne merremi kush bashkëpunoi me “armikun” e brendshëm dhe të jashtëm. Kjo është të merremi me akuza qesharake”, tha Lubonja.

Exit mobile version