Në kazermën “Alekso Demnievski – Bauman” në Veles, sot është mbajtur solemnitet ushtarak me rastin e vendosjes së kolonelit Lubenço Petrovski, në detyrën komandant i Komandës për stërvitje dhe doktrina (KSD), përcjell Telegrafi Maqedoni.
Pas dorëzimit të flamurit ushtarak para të pranishmëve u drejtuan shefi i ARM-së gjeneral-nënkoloneli Metodija Veliçkovski dhe komandanti i ri i KSD-së.
Gjenerali Veliçkovski në fjalimin e tij theksoi rëndësinë e KSD në sistemin e mbrojtjes, me këtë rast e ka porositur kkomandantin e ri në drejtim të suksesshëm të kësaj komande dhe arritjen e rezultatave të reja.
Koloneli Petrovski, para të pranishmëve i kumtoi prioritetet e mëtutjeshme të KSD, të cilave do t’u kushtohet vëmendje e madhe, sidomos në stërvitjen dhe ushtrimin e personelit të komandave dhe njësitevve të ARM-së me qëlli të përmirësimit të mëtutjeshën të gatishmërisë luftarake në këtë segment./Telegrafi/