Lamak Sheik ishte në Nairobi National Park të Kenisë, kur një luan i ri në moshë, ishte rrethuar nga buallët e shumtë.
Turisti 56-vjeçar, kapi momentin kur grabitqari lëshonte vazhdimisht hungërima, derisa e dëgjuan pjesëtarët e grupit të tij dhe e shpëtuan, transmeton Telegrafi.
“Ishte si i zënë në kurth dhe përpiqej i pashpresë të largohej, megjithëse është një kafshë e fuqishme”, ka thënë Sheik për skenën e pazakontë.
Mungesa e përvojës, bëri që luani të ndahej prej turmës dhe të detyrohet të ngjitet mbi shenjat që njoftojnë turistët kur u rrethua pre turmës kundërshtare. /Telegrafi/
https://youtu.be/VnDLFtXr0sM