Telegrafi

Luani sulmon punonjësit e cirkut, i shpëtojnë vdekjes për një fije floku (Video)

Gjatë ushtrimeve në një cirk, punonjësit për pak sa nuk e paguan me jetë kur një luan me të cilin po ushtronin iu vërsul atyre.

Edhe pse u munduan ta trembin me kamxhik, luani u tregua i guximshëm dhe kështu arriti për pak sekonda t’i afrohet njërit prej tyre, të cilin e lëndon në pjesë të ndryshme të trupit, transmeton Telegrafi.

Por, për fat të mirë kolegu i tij arrin ta godet me kamxhik luanin i cili tërhiqet për pak sekonda, duke tentuar sërish t’i sulmon. Megjithatë ata u treguan të kujdesshëm dhe kështu i shpëtuan më të keqes.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar këtë moment rrëqethës, kur luani brenda një kafazi sulmon punonjësit që po ushtronin me të para “shfaqjes”. /Telegrafi/