Por, kësaj radhe ishte forca u tufës së bizonëve, që e bën luanin të ngjitet në pemë.
Madje, kafshët e zeza dhe me brirë të gjerë, pritën derisa ai të binte dhe ta sulmonin sërish, transmeton Telegrafi. Por, luani ishte i shpejtë dhe u largua i palënduar nga ta.
Këtë ngjarje e ka fotografuar Charles Comyn. Burri 63-vjeçar, së bashku me gruan e tij ishin në ditën e fundit të pushimit në Maasai Mara të Kenisë.
Ata janë befasuar me këtë ndodhi të rrallë, që e përmbylli pushimin e tyre disaditor. /Telegrafi/