Site icon Telegrafi

Luani i quajtur ‘Kaos’ fillon terapinë e rrezatimit për kancerin e lëkurës – në një spital për njerëzit (Foto)

Disa fotografi të publikuara thuhet se tregojnë një luan që peshon rreth 250 kilogramë duke marrë terapi për kancer të lëkurës, në një spital të njerëzve.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, macja e madhe u qetësua dhe u vendos në një karrocë duke u futur në klinikën private në Afrikën e Jugut përmes një derë të pasme.

Ai po trajtohet në spital, sepse nuk ka objekte të tilla për kafshët në vend.

Bisha 16-vjeçare u trajtua nga pesë radioterapistë dhe një onkolog.

Imazhet e habitshme tregojnë kafshën, dhe fashat që mbulojnë pjesët e shëndetshme të fytyrës së tij.

Sesioni i parë i radioterapisë në Muelmed Mediclinic zgjati pesë minuta, ndërsa thuhet se do të ketë edhe katër sesione të tjera.

Siç bëhet e ditur disa javë më parë u vunë re në lëkurën e tij disa pore dhe një biopsi më pas konfirmoi se ato ishin kancerogjene. /Telegrafi/

Exit mobile version