Ky është momenti dramatik kur një fermer përdori vetëm një shkop për të mbrojtur veten ndërsa po largonte një luan që po sillej dhe po sulmonte lopët e tij në Indi.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet e marra nga kamerat e sigurisë nga jashtë shtëpisë së fermerit tregojnë bagëtinë duke kërcyer përmes oborrit të tij në mes të natës teksa shkon jashtë gjysmë i zhveshur për të zbuluar macen e madhe.
Burri, i njohur si Vadher – mban një shkop prapa kokës ndërsa po shkonte drejt rrezikut.
Një viç i vogël përpiqet të kalojë nëpër oborr pas një lope më të madhe, por luani e kap atë dhe e mbërthen nga qafa në nofullat e tij.
Ndërsa bisha përpiqet të largojë viçin, Vadher hodhi shkopin e tij në kokën e luanit, duke e detyruar atë të ikte.
Më pas, siç edhe shihet në pamje, edhe pjesa tjetër e kafshëve largohen me shpejtësi jashtë hambarit. /Telegrafi/