Banorët e një pjese periferike në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara, kërkuan ndihmën e mbrojtësve të rendit, për të ndaluar një luan lëvizte nëpër oborret e tyre.
Ata janë mbyllur brenda, nga frika prej kafshës që sillej rrotull dhe ishte gati të sulmonte në çdo moment, transmeton Telegrafi.
Por, bredhjeve të tij i erdhi fundi, pasi u qëllua me qetësues dhe e ‘neutralizua’.
Raportohet se me këtë rast nuk është shkaktuar asnjë sulm apo dëmtim, pasi u shmang nga intervenimi i shpejtë. /Telegrafi/