Site icon Telegrafi

Luani ikë nga vetura gjatë transportit, në rrugët e qytetit pakistanez mbretëroi paniku – të gjithë fshiheshin për t’i shpëtuar më të keqes

Një luan kishte ikur nga një veturë private në Karachi të Pakistanit, duke shkaktuar panik tek qytetarët para se të kapej nga autoritetet përkatëse.

Luani po transportohej me veturë nga pronari, por kjo kafshë e egër kishte ikur dhe kishte dalë në rrugët kryesore të qytetit port, në kohën kur ato rrugë po frekuentoheshin nga shumë qytetarë, transmeton Telegrafi.

“Ekipet tona kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. Për fa të mirë, tani është në një zonë të sigurt dhe nuk ka ndonjë rrezik”, tha për Reuters, inspektori për kafshët e egra Muhtiar Somro.

Luani që kishte ikur ishte futur në një bodrum të një ndërtese kolektive, pasi disa minuta i kishte kaluar duke “bredhur” rrugëve të qytetit.

E pasi e kuptuan se një luan po shëtiste rrugëve, shumë qytetarë filluan të vrapojnë në të gjitha anët për t’i shpëtuar më të keqes. /Telegrafi/

 

Exit mobile version