Telegrafi

Luani i detit mëson të shkruajë kinezisht

Personeli në kopshtin zoologjik Ningbo në Kinë, kanë kaluar tre muaj duke e mësuar luanin e detit, të emëruar Peter, raporton gazeta “People’s Daily”.

Ai tani mund të shkruaj karakteret kineze që paraqesin fjalën “demi”, si dhe mund të nënshkruaj atë me vulën e “luanit të detit”.

Pasi që e shkruan, gjashtëvjeçari Peter e mban dhe e vulos në letër në formë të nënshkrimit.

Kopshti zoologjik thotë se Peter do të demonstrojë aftësitë e tij të shkruarit për turistët gjatë Festivalit Pranveror i cili organizohet nga ky kopsht.