Site icon Telegrafi

Luani i detit përplaset mbi një kujdestare e cila përpiqet të kthejë kafshën përsëri në rrethojën e saj në parkun detar në Mallorca

Ky është momenti kur një luan deti, i cili ishte ngjitur në anën e rrethojës së të tij, ra disa metra, duke e përplasur kujdestaren e tij në dysheme, teksa ajo u përpoq të shtynte kafshën me peshë prej afro 150 kilogramë përsëri në rrethojë.

Teksa luani i detit, i quajtur Triton, u përkul buzë rezervuarit të tij prej xhami, kujdestarja Sonia mund të shihej duke nxituar për ta ndaluar atë të rrëzohej.

Por “bisha” miqësore pastaj ra sipër saj, teksa pesha e tij e rrezoi Sonia-n në tokë duke bërë që spektatorët në Mallorca Marineland të mendojnë se ajo ishte lënduar, shkruan Daily Mail, transmeton Telegrafi.

Turistët britanikë, gjermanë dhe amerikanë shikuan të tronditur teksa incidenti ndodhte, me disa prej tyre që largoheshin nga ulëset e tyre.

Por fatmirësisht, menjëherë pasi gjitari ujor dhe kujdestarja e tij u rrëzuan në tokë, u duk se ata u e morën veten shpejt, me Tritonin që u pa duke ecur pas Sonias teksa shkuan tek veterinari.

Sonia më vonë e postoi një video ku konfirmoi se të dy ishin mirë. /Telegrafi/

Exit mobile version