Site icon Telegrafi

Luani i detit “ia shqeu fytin” peshkaqenit – pushuesit në një plazh në Kaliforni mbetën “të tronditur me atë që panë”

Një luan i detit sulmoi një peshkaqen – përkatësisht “ia shqeu fytin”, duke lënë të gjithë njerëzit në plazh të habitur.

Mediat raportojnë se ngjarja ka ndodhur në plazhin e Monterey Bay, Kaliforni, përcjell Telegrafi.

Momenti epik është kapur nga Lori Hespe, e cila ishte në një turne për vëzhgimin e balenave.

“Nuk kam parë kurrë diçka të tillë më parë në jetën time. Unë isha absolutisht e tronditur dhe e habitur”, tha ajo për Newsflare.

Thuhet se luanët e detit preferojnë ushqime të lehta, ku mund të përfshihen kallamarët madje edhe peshkaqenët e vegjël.

Ndërkohë që gjatësia e tyre mund të shkojë deri në 11 metra dhe pesha e tyre deri në 1133 kg. /Telegrafi/

Exit mobile version