Telegrafi

Luani bredh rrugëve të fshatit në Indi, banorët vrapojnë në të katër anët për t’i shpëtuar dhëmbëve të mprehtë (Video)

Një luan ka tmerruar banorët e një fshati në Indi, ku është parë duke bredhur nëpër rrugët e lagjeve.

Luani në videon e publikuar më poshtë shihet se si i vërsulet fshatarëve në pjesën perëndimore të Indisë, transmeton Telegrafi.

Edhe pse askush nuk është lënduar, nuk dihet se sa gjatë ka qëndruar luani në fshatin e banuar nga mijëra indianë.

Megjithatë bëhet fjalë për një lloj të rrallë të luanëve që jetojnë nga 16 deri në 18 vjet, dhe zakonisht nuk i frekuentojnë zonat e banuara nga njerëzit. /Telegrafi/