Telegrafi

Luani bëhet viral me frizurën e tij interesante

Një luan në një kopsht zoologjik të Kinës ka rënë në sy me frizurën e tij interesante.

Luani Hang Hang, po befason njerëzit me pamjen e tij të re, për të cilën disa thonë se flokët duken si stili “mullet” i viteve 80-ta, transmeton Telegrafi.

Shumë nga ata që e kanë parë imazhin që qarkullon në internet besojnë se rojet e kopshtit zoologjik ishin ata që qëndronin pas modelit unik të flokëve.

Megjithatë, kopshti zoologjik ka mohuar çdo përfshirje në flokët e luanit, duke thënë se modeli i flokëve është në fakt rezultat i lagështisë në zonë. /Telegrafi/