Telegrafi

Luanët u larguan të turpëruar, nuk kishin fuqi përballë turmës (Video)

Në Parkun Nacional Kruger që ndodhet në Afrikën e Jugut, dy luanë kanë sulmuar një bufallo të vetmuar, por u deshën të largohen kur aty iu kundërvu turma.

Megjithëse ia dolën ta rrëzojnë kafshën e re në moshë, nuk mundën ta shqyejnë sepse sulmoheshin nga grupi, transmeton Telegrafi.

“Janë mbretërit e xhunglës që po largohen të turpëruar dhe shumë të uritur”, është përshkruar ky rast.

Madje, në bazë të formave trupore të sulmuesve, mund të thuhet se për një kohë të gjatë nuk kanë ngrënë. /Telegrafi/

https://youtu.be/Yh9_9C-iPqg