Site icon Telegrafi

Luanët sulmuan veturën e turistëve dhe iu shpuan rrotat

Ata i kanë qëlluar xhamat me putra dhe i kanë kafshuar rrotat, duke iu shpuar gomat.

Turistët kanë mbetur për afro një orë në veturë, sepse kafshët kanë qëndruar para, teksa rrotat ishin të shpuara.

Fotografitë e bëra nga Emmanuel Bayo, e tregojnë momentin dramatik, kur ata sulmojnë veturën e kuqe, që ishte duke bartur turistët.

“Nuk është parë ndonjëherë, që luanët të sulmojnë veturat, e aq më pak të kafshojnë rrotat” ka thënë Bayo, i cili është cicëron i parkut. /Telegrafi/

Exit mobile version