Herët ose vonë kafshët do të vërenin se njerëzit ishin zhdukur dhe luanët e Parkut Kombëtar të Afrikës së Jugut Kruger kanë përfituar.
Richard Sowry ishte jashtë në patrullë të mërkurën kur ai pa një tufë me luanë duke fjetur në një rrugë e cila normalisht do të ishte e zënë me turistë, transmeton Telegrafi.
Macet e mëdha zakonisht do të shiheshin vetëm natën nëpër rrugë.
Sowry po udhëtonte pranë kampit Orpen Rest të mërkurën pasdite, ai gjeti luanët në rrugë.
Ndërsa bënte foto me telefonin e tij celular, luanët nuk dukeshin të shqetësuar, shumica prej tyre ishin në gjumë.
“Luanët janë mësuar me njerëzit në automjete”, shpjegoi ai.