Për t’ju treguar të vegjëlve se si kapet preja, tri luanesha e sulmuan një bufallo që po lëvizte i vetmuar. Mirëpo, kafsha ishte shumë më e fortë se grabitqaret dhe u larguar i pamposhtur.
Ngjarja që ndodhi në Arizona të Shteteve të Bashkuara, i tregon një luaneshë që e ka kapur për fyti gjallesën që peshon deri në 1,000 kilogramë, teksa një tjetër po ia kafshonte kofshën, transmeton Telegrafi.
“Të vegjlit po i shikonin shkathtësitë e nënave, që në të ardhmen e afërt, të dinë si të sigurohet ushqimi. Por, preja ishte shumë më e fuqishme” ka thënë viziitori që realizoi fotografitë.
Në fakt, gjatë sulmeve të tilla, prin ajo që është më e forta dhe me kafshimin në qafë, e qet për toke. Më vonë tjerat nisin ta kafshojnë deri e lënë pa ndjenja.
Kësaj radhe, sulmuesja ishte e pafuqishme dhe bufallo u largua i pa lënduar, prej sulmit që zgjati afro 10 minuta, ndërsa në afërsi ishin edhe 16 luanë të vegjël. /Telegrafi/