Ndërprerja që bëri ky luan i paaftë, tregon arsyen pse luanesha gjithnjë kryen gjuetinë.
Turistët që ndodheshin në brigjet e një lumi në Afrikën e Jugut, panë momentin e rrallë, kur një impalë shpëtoi nga dhëmbët e fuqishëm të grabitqarit, transmeton Telegrafi.
E tëra ndodhi për shkak të veprimit të ngathtë të luanit, që ia pamundësoi partneres ë tij ta kapte prenë, megjithëse e kishte shumë pranë.
“Qëndruam gjatë, kur pamë se në një hapësirë të ngushtë po qëndronte tufa e impalave, që kishin afër familjen e luanëve. Aksioni që shikuam, ishte shumë i dobët” ka shkruar një i pranishëm.
Shikuesit janë mahitur me veprimin e pazakontë, që e quajtën si tentim të luanit për t’ia shpëtuar jetën, megjithëse mbeti pa racionin ushqimor. /Telegrafi/