Telegrafi

Luanesha shpresonte t’i vërsulet bizonit që ishte ndarë nga tufa, ndodhi e kundërta – ai e hodhi në ajër kur e goditi me brinjë (Video)

Dihet botërisht se luanët nuk e kanë edhe aq problem të sigurojnë ushqimin, por të njëjtin fat nuk e kanë edhe luaneshat që në shumicën e rasteve e pësojnë nga kafshët tjera të egra që janë më të mëdha.

Një luaneshë ishte fshehur në shkurre, dhe po mendonte se njëri nga bizonët do të ndahej nga tufa për ta sulmuar. Por, ndodhi e kundërta, transmeton Telegrafi.

Kur bizoni vërejti luaneshën, ai menjëherë e sulmoi duke ia ngulur brinjët në trup, ndërsa kjo ngjarje është filmuar në parkun nacional Kruger në Afrikë të Jugut.

Vizitorët që ishin dëshmitarë të kësaj ngjarje, mbetën të habitur për faktin se si luanesha përfundoi duke fluturuar nga goditjet e forta që ia dha bizoni gjigant. /Telegrafi/