Këngëtarja dhe prezantuesja e njohur shqiptare, Luana Vjollca, shquhet si një prej femrave të ekranit me më së shumti ndjekës në rrjetet sociale.
Ajo ka plot dy milionë ndjekës vetëm në llogarinë e saj në Instagram, e cila së fundmi duket se ka pasur probleme.
Nuk dihet nëse bukuroshja bionde po përballet me ndonjë sulm kibernetik, megjithatë aktualisht në profilin e saj nuk gjendet asnjë prej postimeve të mëparshme.
Asaj gjithashtu i është fshirë edhe fotografia e profilit si dhe biografia.
E vetmja gjë që i ka mbetur si më parë është numri i ndjekësve dhe llogarive që ajo ka ndjekur dikur.
Nuk janë të pakta rastet kur personazhet VIP bëhen cak i sulmeve kibernetike nga hakerë të ndryshëm, megjithatë ende nuk dihet nëse ky është rasti tipik i Luanës, pasi një reagim nga ajo vet lidhur me këtë ngjarje nuk ka pasur.
Sido që të jetë, bukuroshja Vjollca ka tash e sa kohë që i mungon ekranit, që kur u largua me emisionin e saj “Shiko kush luan” nga Top Channel, gjersa u përfol se po e mendonte rikthimin në një televizion tjetër. /Telegrafi/