Luana Vjollca po vazhdon të mbetet një prej emrave më të komentuar në media.
Ajo është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me ndjekësit fotografi të ndryshme nga jeta e saj e përditshme.
Së fundi, biondina ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram me një mesazh mjaft interesant.
Ajo shfaqet e veshur me pizhame në rrugën e kombit pranë një veture të palarë, e cila gjë ka bërë që të merr shumë komente.
“Kartolina ime e dimrit : Pizhame, borë, makinë e palarë. Uuu edhe unë e veshur si një lopë”, ka shkruar ajo në rrjetet sociale.
Ndërkohë, bukuroshja kishte planifikuar të publikojë një videokëngë me rastin e festave të fundvit dhe Vitit të Ri, por të cilën gjë e ka shtyrë pasi që nuk i kishte premtuar koha.
Ndryshe, Luana është duke punuar edhe në projekte të reja që do t’i shohim gjatë muajve të ardhshëm. /Telegrafi/