Moderatorja dhe këngëtarja e njohur shqiptare, Luana Vjollca, do ta lansojë pjesën e fundit në kuadër të projektit #Thuaje.
Ajo thekson se ky episode i fundit paraqet në mënyrë direkte dashurinë, vlerësimin dhe kujdesin ndaj vetvetes.
“Unë e dua veten time…Episodi i fundit i Thuaje paraqet në mënyrë direkte dashurinë, vlerësimin dhe kujdesin ndaj vetvetes”, ka thënë ajo.
“Ashtu siç Luana e potencon vazhdimisht: Puno me veten tënde, foli bukur vetes tënde, duaje veten tënde”, tha më tej biondja.
Ndërkohë, nuk ka zbuluar detaje të tjera se kur saktësisht do të lansohet ky episod.
30-vjeçarja në sajë të këtij projekti ka sjell gjëra shumë interesante e detaje nga jeta personale.
Luana me këtë projekt pozitiv ka arritur të bëhet edhe më e pëlqyer nga publiku. /Telegrafi/