Site icon Telegrafi

Luana Vjollca tejet joshëse para syve Stresit, Gentës dhe Bujar Qamilit (Video)

Luana Vjollca është një ndër prezantueset më të bukura shqiptare të televizioneve. 

Ajo me sukses po vazhdon të udhëheq shoun televiziv, “SHIKO KUSH LUAN”, ku po ka shumë personalitete të njohura.

Disa prej skenave të emisionit të sotëm i ka publikuar në rrjetet sociale të Facebookut dhe Instagramit.

Bukuroshja shihet tejet seksi edhe në veshje të zeza, ku vë në pah xhaketën e zbërthyer teksa ekspozon gjoksin.

Mes shumë artistëve që ka ftuar është edhe këngëtari i mirënjohur shqiptar i muzikës qytetare Bujar Qamili si këngëtarja Genta Ismajli dhe reperi, Stresi.

Se çfarë do të ndodh dhe kush do të fitojë në këtë shou televiziv, mbetet të shihet sonte gjatë transmetimit televiziv.

Ajo kohët e fundit është përfolur shumë për një lidhje me afaristin Krenar Çoçajn, por të cilat nuk u pohuan, as mohuan prej biondinës. /Telegrafi/

Exit mobile version