Luana Vjollca po e mbante të fshehur këtë fustan që veshi në mbrëmjen e dasmës së Getoar Selimit dhe motrës së saj Marina Vjollcës.
Moderatorja shqiptare shkëlqeu atë natë në një fustan i cili i hidhte për mrekulli në pah format e saja trupore.
I qëndisur me gurëz të vegjël që shkëlqenin nga kreatorja Blerina Klokoçi-Rugova, i veshur në trupin e Luanës shkëlqente edhe më shumë.
Këngëtarja përveç fustanit që i pamë të gjithë, paska pasur edhe një tjetër të cilin e ekspozoi vetëm tani. Korse i ngushtë në bel, i thekson asaj jashtëzakonisht këtë pjesë të trupit aq shumë, saqë duket sikur të ketë bërë ndonjë ndërhyrje.
Megjithatë, ajo disa herë e ka dëshmuar se në trupin e saj nuk ndërhyn me programe të ndryshme për t’i zvogëluar e zmadhuar sipas dëshirës gjymtyrët e pjesët e trupit. /Prive.al/