Telegrafi

Luana Vjollca do të sjellë bashkëpunim me Bujar Qamilin

Foto: Luana Vjollca/Bujar Qamili/Instagram

Bashkëpunimet mes artistëve të zhanreve të ndryshme janë bërë një trend në estradën shqiptare.

Një i tillë do të ndodhë shumë shpejt mes këngëtarit të njohur të muzikës popullore, dhe bukuroshes Luana Vjollca.

Këtë e ka pohuar vet këngëtari Qamili, në një intervistë për emisionin “Thumb”.

“Është e vërtetë kam pasur një telefonatë shumë miqësore nga Luana dhe familja e saj. Më sugjeroi diçka që rrallë e kam dëgjuar. Kërkon të bëjë një remix të këngëve të mia me këngët e saj që unë besoj do dalë një gjë interesante. Kam besim tek ajo sepse gjithë organizimin, klipin, miksimin do e bëj Luana. Kam zgjedhur 3 këngë më të bukura të miat”, ka thënë ndër të tjerash këngëtari.

Foto: Bujar Qamili/Facebook

Por, nuk mbaron e gjitha këto, kjo pasi Bujari ka rrëfyer se do ta ketë pak problem realizimin e klipit me Luanën.

Lexo po ashtu Luana dhe Marina Vjollca vizitojnë Parlamentin e Shqipërisë së bashku me fëmijët jetimë

“Halli im dhe ajo që më shqetëson është videoklipi, unë kam për të dalë me kostum ndërsa Luana do vishet bukur kurse unë i shkreti me kollare. S’bëhet fjalë që do shkojë shumë mirë. Kush nguron para Luanës?”, ka potencuar ai më tej.

Ky bashkëpunim pritet të publikohet pas disa javësh, ndërsa po pritet nga fansat me entuziazëm të madh. /Telegrafi/