Site icon Telegrafi

Luana Vjollca sjell pamje nga xhirimet e klipit të ri

Luana Vjollca (Foto: Instagram)

Këngëtarja dhe prezantuesja e njohur shqiptare, Luana Vjollca, gjatë kësaj kohe ka qenë mjaft e angazhuar me projektin e saj televiziv.

Megjithatë, kjo nuk po e ndalon të punojë në projekte të tjera dhe siç shihet ajo është në finalizim të këngës së re.

Të paktën, kështu lë të kuptohet me postimet e fundit që ka ndarë me fansat e saj në rrjetin social, Instagram.

Luana Vjollca nis xhirimet e këngës së re (Foto: Instagram)

Imazhet në fjalë tregojnë pamje nga xhirimet e klipit të saj të ri, ndërsa vjen mjaft atraktive dhe në formë në pozën para pasqyrës.

“Diçka e madhe po vjen”, ka shkruar në tjetrin postim moderatorja Vjollca.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Luana Vjollca

Megjithëse nuk ka zbuluar detaje më shumë, nuk ka dyshim se do të dalë diçka e bukur nga ana e saj.

Luana Vjollca (Foto: Instagram)

Kënga e fundit e lansuar nga Luana mban titullin “Ti amo”, e cila është xhiruar tërësisht me telefon dhe në platformën YouTube ka kaluar shifrën e 1.3 milion klikimeve.

Nga ana tjetër, biondja javë më parë filloi emisionin “Shiko kush Luan”, ku çdo javë sjell gjëra të veçanta dhe puntata nga më të ndryshmet. /Telegrafi/

Exit mobile version