Telegrafi

Luana Vjollca shëtitet rrugëve të Gjakovës me fotografin e njohur (Foto)

Këngëtarja Luana Vjollca ka treguar disa herë në intervista se është shumë e lidhur me Kosovën, kjo është një ndër arsyet pse ajo nuk heziton ta vizitojë mjaft shpesh.

Bukuroshja Vjollca ka theksuar gjithashtu se ka shumë miq në Kosovë, gjë e cila e bën të ndjehet shumë mirë dhe e mirëpritur këtu.

Lexo po ashtu Luana Vjollca së shpejti publikon projektin e ri (Foto)

Së fundmi, Luana ka ardhur sërish në Kosovë për tu takuar me disa prej miqve të saj.

Në një foto të publikuar nga fotografi i njohur Artan Korenica, Luana shfaqet pranë tij, gjersa kanë shijuar shëtitjet në qytetin e Gjakovës.

“Ka ardhë me e vizitu qytetin më të lashtë të Evropës, Gjakova City”, ka shkruar fotografi i njohur në mbishkrimin e fotos.

Lexo po ashtu "Gruaja në timon, ndërsa burri rehat", kështu po ndodh në çiftin Marina-Geti (Foto)

Përndryshe, Luana së fundmi ka realizuar setin e saj më të ri fotografi në studion e mikut të saj. /Telegrafi/