Këngëtarja dhe prezantuesja e njohur Luana Vjollca ka kohë që nuk ka publikuar ndonjë projekt të ri muzikor, megjithatë ajo ka qenë gjithnjë e pranishme në media me anë të fotografive që poston në rrjetet sociale.
Por, fansat e këngëtares duhet të bëjnë vetëm edhe pak durim, pasi projekti i saj i ri muzikor është thuajse gati, kështu të paktën ka bërë të ditur ajo përmes publikimit të një fotografie në Instagram Story.
Në foto Luana shfaqet në një studio inçizimi, ku ka përfunduar edhe këngën e saj më të re, gjersa në mbishkrimin e fotos ka shkruar “Vjen së shpejti”.
Kujtojmë që kënga e saj e fundit mbetet “Ai”, e publikuar katër muaj më parë, dhe që ka rritur të mbledhë mbi 1.3 milionë klikime në kanalin YouTube. /Telegrafi/