Ajo është kthyer në ekran pas një periudhe thuajse dyvjeçare.
Bëhet fjalë për moderatoren e njohur shqiptare, Luana Vjollca, e cila po ashtu u largua prej Top Channelit pas 15 vitesh.
Biondja tashmë ka nisur karrierën në TV Klan me një emision të ri me format tjetër të quajtur “Zemër Luana”.
Bukuroshja ka mahnitur me paraqitjen në një fustan rozë të gjate me dukjen si ‘Barbie’.
“Jam kthyer. Për ata që më kërkuan me ngulm, për ata që s’më harruan, për ata që më priten, për ata që më kuptuan, për ata që zgjedhin të jenë me mua kudo e në çdo hap timin”, tha ajo.
“Uroj t’ua shpërblej sadopak. Ju dua. Më dëshiron fat sonte”, tha më tej 31-vjeçarja.
Edhe në këtë program të ri do të ketë befasi të madhe, e të ftuar të shumtë personazhe të showbizit shqiptar. /Telegrafi/