Këngëtarja dhe prezantuesja e njohur Luana Vjollca ka bërë të ditur së fundmi përmes rrjeteve sociale, se është në përfundim e sipër të setit të saj më të ri fotografik.
Ajo ka zgjedhur studion e fotografit të njohur Artan Korenica, njëherit edhe mik i ngushtë i saj, për të realizuar fotografitë e reja.
Vjollca ka publikuar në Instagram Story disa prej momenteve gjatë realizimit të fotosesion, gjersa pozat që ka marrë e shfaqin prezantuesen mjaft seksi.
Luana kishte përzgjedhur disa veshje, teksa në njërën prej tyre shfaqej me një fustan transparent dhe të hapur më shumë tek pjesa e gjoksit.
Mesa duket, bukuroshja do të shfaqet tejet provokuese në fotografitë e reja, të cilat pritet të publikohen të plota brenda pak ditëve. /Telegrafi/